Një sqarim i tensionuar ka ndodhur mes Mirit dhe Selinës, ku pas 81 ditësh bashkëjetesë dhe përplasjesh, Miri ka tentuar të përmbledhë marrëdhënien e tyre në një formulë të prerë.
Miri i ka kërkuar Selinës të “lirohet” dhe të mos e tregojë historinë sipas versionit që i intereson asaj, duke e ftuar të jetë e sinqertë për atë që ka ndodhur mes tyre.
Sipas tij, situata mes tyre mund të shpjegohet vetëm në dy mënyra ekstreme:
“Situata jonë mblidhet me dy rreshta: Ose ne të dy kemi qenë ironikë të dy, ose ne të dy kemi qenë të dashuruar.”
“Ose jemi të dy, ose nuk është asnjëri. Kaq!” – përfundoi ai, duke lënë të kuptohet se çdo gjë që ka ndodhur ka qenë reciproke dhe nuk mund të fajësohet vetëm njëra palë.
