Tuesday, February 10, 2026
HomeALBNë Shqipëri NDRYSHON mosha e daljes në pension, vitin 2026 të moshuarit...

Në Shqipëri NDRYSHON mosha e daljes në pension, vitin 2026 të moshuarit do të…

Me nisjen e vitit 2026 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, si dhe vitet e vjetërsisë në punë për të dy gjinitë, sipas ndryshimeve që hynë në fuqi në janar të vitit 2015.

Reforma e ndërmarrë 10 vite më parë parashikoi një rritje graduale e moshës dhe vjetërsisë në punë, çka lidhet direkt me masën e pensionit.

Konkretisht nga 61 vjeç e 10 muaj në 2025 nga ky vit i ri gratë do të dalin në pension pasi të mbushin 62 vjeç, kurse për burrat do të vazhdojë të jetë 65 vjeç. Për të dyja gjinitë rriten edhe vitet e punës për të marrë pension të plotë nga 38 vite e 8 muaj në 39 vite punë.

Aktualisht në Shqipëri janë rreth 750 mijë pensionistë, pjesa dërrmuese janë të pakënaqur me vlerën që marrin në fund të muajit, pasi gati 55% e pensioneve në vend janë të pjesshme, për mungesë të viteve të punës”, shprehet Romina Radonshiqi, eksperte ekonomie.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments