Friday, January 16, 2026
HomeALBNë sfidën e buxhetit, Anxhelo ‘pushtohet’ nga demonët: shpërthen në ulërima, Iliri...

Në sfidën e buxhetit, Anxhelo ‘pushtohet’ nga demonët: shpërthen në ulërima, Iliri mbulon veshët i tmerruar ( Video )

Një situatë e pazakontë dhe tejet e tensionuar ka ndodhur gjatë sfidës së buxhetit, ku Anxhelo duket se është pushtuar nga një shpërthim i fortë nervor që ka hutuar banorët dhe publikun. Në momentin më kritik, ai ka nisur të bërtasë me zë të lartë, duke u sjellë në mënyrë të çrregullt dhe totalisht jashtë kontrollit.

Iliri, që ndodhej pranë tij, është parë teksa mbulonte veshët nga zhurma e padurueshme, ndërsa reagimi i tij tregonte qartë nervozizëm dhe shqetësim. Situata për pak sa nuk u kthye në përplasje, ndërsa banorët e tjerë janë munduar të qetësojnë gjendjen.

Mesa duket presioni, stresi dhe tensioni i jetës brenda shtëpisë po lënë gjurmë tek Anxhelo, i cili po shfaq shenja lodhjeje mendore dhe emocionale. Publiku tashmë po pyetet: a po e prek depresioni Anxhelon dhe a do të arrijë ai ta përballojë më tej këtë lojë?

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments