Një nga momentet më të qeta, por edhe më emocionalë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, erdhi gjatë një bisede mes Gjestit dhe Eglit në oborr.
Larg dinamikës së lojës, dyshja u ul për një reflektim të sinqertë, ku Gjesti vendosi të shprehë një ndjesë që, siç tha vetë, i ka mbetur peng.
“Nuk më intereson o vlla! Veç për lotët që ke piku prej meje, veç për këtë më vjen keq. Asgjë tjetër,” – u shpreh ai me një ton të qetë dhe të ndjerë.
Gjesti theksoi se gjithçka që ka ndodhur mes tyre ka qenë pasojë e gabimeve dhe keqkuptimeve, dhe se nuk ia vlen që këto të zvarriten më tej.
Ky moment reflektimi u konsiderua nga ndjekësit si një nga më të sinqertët në raportin mes tyre, duke sjellë një atmosferë paqeje në një lojë ku tensioni shpesh dominon.