Wednesday, April 8, 2026
HomeALBNdryshim RADIKAL në Shqipëri/ Qeveria Rama i jep “OK” vendimit: Së shpejti…

Ndryshim RADIKAL në Shqipëri/ Qeveria Rama i jep “OK” vendimit: Së shpejti…

Smart City” sistemi i survejimit me kamera dhe inteligjencë artificiale, së shpejti do të implementohet në 20 shkolla publike në qarkun e Tiranës.

A2 CNN” ka mësuar se në 9 shkolla të mesme dhe 11 shkolla 9-vjeçare të qarkut të Tiranës do të vendosen në total 375 kamera “Smart City”, dhe të dhënat do të menaxhohen nga Policia e Shtetit.

Në listën me emrat e shkollave ku do të vendosen kamerat dhe numrin për çdo shkollë. Shkolla që do të ketë më shumë kamera do të jetë gjimnazi “Qemal Stafa” me rreth 31 kamera “Smart City”. Shkolla e mesme profesionale “Karl Gega” do të ketë 30 të tilla, ndërsa “Petro Nini Luarasi” 19 kamera.

Ndërsa nga shkollat 9-vjeçare, më shumë kamera të instaluara do të ketë shkolla “Avni Rustemi” me 24 të tilla. Shkolla “Fan Noli” do të ketë 11 kamera “Smart City”.

Projekti, i cili tashmë ka nisur të zbatohet, synon rritjen e sigurisë në shkolla dhe parandalimin e ngjarjeve të rënda. “Smart City” nuk do të implementohet vetëm në shkolla, por synon instalimin e një sistemi të integruar kamerash inteligjente në qytete, rrugë dhe mjedise të tjera publike, me qëllim monitorimin dhe menaxhimin e territorit.

Ky sistem pritet t’i japë Policisë së Shtetit kontroll të plotë dhe të menjëhershëm mbi territorin. Në kuadër të projektit, parashikohet instalimi i mbi 5 mijë kamerave inteligjente në të gjithë vendin, si dhe 3 mijë kamera trupi që do të vendosen në uniformat e efektivëve të Policisë së Shtetit.

Implementimi i projektit po bëhet nga kompania “Presight AI”, pjesë e grupit G42, me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments