
Një person u arrestua dhe një tjetër u mor nën procedim penal, pasi akuzohen për dhunë në familje dhe ndërtim pa leje.
Rasti i parë i përket të ndaluarit Erlin Piro, që pasi dhunoi nënën e tij, vodhi sende shtëpiake dhe motorin e të atit.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 22 vjeç,
pasi ka kallëzuar nëna e tij, se ai ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, ka dëmtuar derën e banesës, ka vjedhur sende dhe motomjetin e babait të tij”, njoftoi policia e Sarandës për rastin.
