Hyrja e Limit në shtëpinë e Big Brother Kosovës ka shkaktuar trazira të mëdha, duke rikthyer plagë të vjetra dhe duke ndezur sërish tensione mes banorëve. Situata u bë edhe më e ndërlikuar pas deklaratës së tij se “me Bian jam friends with benefits”, një fjali që e preku thellë Albën.
Banorja u shfaq e përlotur teksa paloste rrobat, duke reaguar me zhgënjim dhe dhimbje:
“Idioti thotë friends with benefits. Të shohim ça do dalin… Unë e di që janë shoqëri, por jo friends with benefits”, u shpreh ajo.
Më tej, Alba shtoi se ndjenjat e saj janë ende të pranishme:
“Jam lënduar, ma merr mendja çfarë do ndodhë. Ngaqë e di, prandaj jam kështu. Më ka marrë malli.”
Hyrja e Limit nuk kaloi pa u vënë re edhe për shkak të gjestit të tij ndaj dy vajzave. Ai përqafoi ngrohtësisht Bian, ndërsa Albës i dha vetëm dorën – një veprim që u interpretua si distancë e ftohtë dhe që e lëndoi dukshëm banoren. Duke qenë se të tre kanë pasur histori sentimentale më parë, situata u bë edhe më e ndërlikuar emocionalisht.
Alba, e cila shpesh e quan Limin me nofkën “Stitch”, nuk e fshehu tronditjen në momentin që e pa të hynte në shtëpi. Lotët dhe reagimi i saj treguan se, pavarësisht kohës, ndjenjat dhe pasiguritë mes tyre nuk janë shuar plotësisht.
Rikthimi i Limit duket se ka prishur balancat në shtëpi dhe ka hapur kapituj të vjetër, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi raportet mes tij, Bias dhe Albës.
