Një skenë mjaft provokuese u zhvillua në vaskë, ku Gerta, Egli dhe Gjesti shkëmbyen batuta me tone flirtuese dhe thumbuese. Gerta nisi të ngacmonte dyshen, duke i futur në një bisedë të ngarkuar me nënkuptime.
“E ke gjetur dashurinë në shtëpi?” – e pyeti Gerta Gjestin.
“Jo, nuk e kam gjetur,” – u përgjigj ai me qetësi.
“A të erdhën ndjenjat?” – vijoi ajo, kësaj here duke iu drejtuar Eglit.
“Mua më kanë ikur,” – ishte përgjigjja e prerë e saj, duke nënvizuar distancimin nga Gjesti.
Por Gerta nuk ndalet dhe e mbyll me një batutë që ndezi atmosferën:
“Egli del krenare nga këtu. I thotë publikut: Gjesti më erdhi nga mbrapa!”
Momenti u prit me reagime të ndryshme në shtëpi, duke sjellë edhe më shumë tension dhe ironi mes banorëve.