Një moment plot humor dhe spontanitet ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Ferma VIP, ku banorët janë përfshirë në një lojë argëtuese duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme të shkruara në letra.
Në qendër të vëmendjes këtë herë ishte shkrimtarja Mimoza Ahmeti, e cila u përball me një pyetje pikante.
Cila është gjëja më e çuditshme që ke kërkuar ndonjëherë në internet?”, ka qenë pyetja.
Me stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe pa komplekse, ajo dha një përgjigje që shkaktoi të qeshura mes banorëve, duke thënë se kishte kërkuar: “Burrë mi, burrë”.
Ky moment u bë menjëherë viral mes fansave të emisionit, duke u shpërndarë në rrjete sociale.
Moza momentalisht është një nga personazhet që po komentohet më së shumti në këtë format.
