Tuesday, February 17, 2026
HomeALBMotra e Ergys AGASIT në prezantimin e Edi Ramës te AKSHI, është...

Motra e Ergys AGASIT në prezantimin e Edi Ramës te AKSHI, është Drejtoreshë Juridike e Tenderave! Vëllai në kërkim, sot ajo duartrokiste Kryeministrin

Kryeministri Edi Rama ka qenë këtë të martë ne ambientet e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ku ka prezantuar Igli Tafën si drejtues të ri, pas largimit të Mirlinda Karçanaj, e cila është nën hetim nga SPAK bashkë me persona të tjerë për atë që tani quhet “grupi kriminal AKSHI”.

Mirëpo, newsbomb.al ka arritur të zbulojë një detaj ekskluziv nga ky takim prezantues; një ndër personat e pranishëm që duartrokiste kryeministrin teksa ai shpaloste arritjet e institucionit, nuk është fort i zakonshëm dhe krejt rastësisht aty

Bëhet fjalë për Viola Agasin. Mbiemri i thotë të gjitha. Newsbomb.al mëson se ajo është motra biznesmenit të shpallur në kërkim nga SPAK, Ergys Agasi, dhe punon në AKSHI si Drejtore Juridike e Prokurimeve dhe Integrimit.

Pra, institucioni shtetëror strategjik që siç arriti të zbuloi Prokuroria e Posaçme, ishte de fakto nën kontroll nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri – të cilët kontrollonin të gjitha procedurat e prokurimit (tenderat) dhe kishin fuqinë të vinin në lëvizje drejtues të lartë të Policisë së Shtetit për të marrë peng rivalët – strehon edhe familjarët e këtyre personazheve.

Viola Agasi në prezantimin e Edi Ramës te AKSHI

Tenderat për të cilët Ergys Agasi urdhëronte pengmarrjen e rivalëve, si në rastin e Gerond Meçes, kalonin në duart e motrës së tij. Viola Agasi si drejtuese e Prokurimeve në Agjencinë Kombëtare të Informacionit jepte “OK” për tenderat që fitonte i vëllai biznesmen.

Dhe pikërisht sot, kur Edi Rama zgjodhi të shkonte vetë në këtë institucion strategjik për të prezantuar pasuesin e Mirlinda Karçanaj, mes radhëve që e duartrokisnin ishte edhe motra e ish-këshilltarit të tij, Viola Agasi.

Newsbomb.al ka raportuar më parë për detaje që kanë rrjedhur nga dosja e Prokurorisë së Posaçme ndaj “grupit kriminal AKSHI”, ku ish-drejtuesja ishte një frekuentuese e shpeshtë e zyrës së Ergys Agasit në Bllok, ku bëheshin plane e “qepeshin” kushtet e tenderave për t’i fituar ai vetë.

Sigurisht, ishte i sigurt që do të fitonte sepse dorën e fundit e jepte e motra, e cila kontrollonte të gjithë elemtentet juridike të dosjes se kompanisë së tij “E.A Solution”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments