Tuesday, February 10, 2026
HomeALB“Mos vallë tatuazhi i Kejsit lidhet me Stelinën? E vërteta zbulohet në...

“Mos vallë tatuazhi i Kejsit lidhet me Stelinën? E vërteta zbulohet në Top Albania Radio”

Kejsi, ish-banor i Big Brother VIP 5, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas largimit nga shtëpia. Gjatë eksperiencës së tij në reality show, ai u komentua gjerësisht për historinë sentimentale që pati fillimisht me Stelinën, e cila më pas përfundoi, duke zgjedhur të vazhdojë njohjen me Inën – një vendim që shkaktoi shumë reagime si brenda, ashtu edhe jashtë shtëpisë.

Pas daljes nga Big Brother, Kejsi ka qenë i ftuar sot në Top Albania Radio, ku për herë të parë është shfaqur në një intervistë publike së bashku me motrën e tij. Gjatë bisedës, ai foli më i qetë dhe më i hapur për përjetimet pas BBV-së, por ajo që mori vëmendjen kryesore ishte rrëfimi për lidhjen e fortë që ka me motrën.

Kejsi tregoi edhe tatuazhin simbolik që ka bërë, duke sqaruar se ai është në formën e shkronjës “S”, e cila sipas tij përfaqëson shkronjën e parë të emrit të motrës së tij. Ai e cilësoi këtë tatuazh si shenjë dashurie, mbështetjeje dhe lidhjeje të pathyeshme familjare, duke theksuar se motra ka qenë një nga shtyllat kryesore të forcës së tij.

Megjithatë, ky detaj ka ngritur pikëpyetje te publiku. Mos vallë shkronja “S” lidhet me Stelinën, me të cilën Kejsi pati një histori të shumëkomentuar brenda shtëpisë? 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments