Sunday, April 12, 2026
HomeALBMos lufto më për të tjerët”/ Rogerti tenton të afrohet me Selin:...

Mos lufto më për të tjerët”/ Rogerti tenton të afrohet me Selin: Thellë thellë a e di sa të dua?

Tensionet vazhdojnë të mbajnë të mbërthyer shtëpinë e “Big Brother VIP 5” vetëm pak ditë para finales së madhe.

Pasi tentoi t’i jepte disa “këshilla” strategjike për lojën, biseda mes Rogertit dhe Selinës ka marrë një kthesë të papritur, duke u shoqëruar me ofendime dhe ironi të forta.

Sipas dialogut të fundit që ka tërhequr vëmendjen e publikut, Rogerti i ka kërkuar Selinës që të fokusohet vetëm te vetja dhe të mos mbrojë më banorët e tjerë, duke u përpjekur ta kamuflojë këtë si një sugjerim dashamirës:

Rri me veten, shif lojën tënde, shif arsyetimet e tua. Mos u merr me të tjerët, se ka ardhur koha, nuk mund të luftosh për të tjerët më! Jam duke të dhënë këshillë si vëlla.”

Megjithatë, Selin, e cila ka treguar një qëndrim të ftohtë ndaj tij, e ka refuzuar këtë qasje me një përgjigje të prerë: “Mos u merr me mua”.

Situata ka agravuar kur Rogerti, në një përpjekje të çuditshme për t’i treguar afrimitet, ka përdorur fjalë fyese dhe denigruese që kanë lënë pa fjalë ndjekësit:

Mos lufto më për të tjerët se del keq, dëgjo vëllain! Thellë thellë, o ti hajvane, e di sa të dua o ti budalle!”

Ky fjalor i dyfishtë nuk është toleruar aspak nga finalistja e parë e këtij edicioni. Selin ka reaguar ashpër, duke nxjerrë zbuluar hipokrizinë në sjelljen e Rogertit dhe mungesën e respektit në komunikim:

“Urdhëro! Burri që i thotë vajzës hajvane! Këtej i thotë motër, këtej i thotë hajvane!”

Ky episod dëshmon edhe një herë se nervat e finalistëve janë të tendosura në maksimum dhe se “këshillat miqësore” shpeshherë fshehin provokime të radhës në betejën për çmimin e madh.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments