Monika Kryemadhi është paraqitur edhe këtë të enjte në ambientet e SPAK. Duke i filmuar gazetarët me telefon, ajo komentoi me shaka: “Yjet e Big Brother-it tim, sa të bukur jeni”.
Kryemadhi theksoi se kishte ardhur si intelektuale dhe kishte përgatitur të gjithë dokumentacionin dhe mbrojtjen për çështjen e saj:
“Kam ardhur sot si intelektuale. Pse vetëm ju të filmoni? T’iu filmoj dhe unë juve. Nuk jam e pavarur, ka gjykata që janë të pavarura. Ika se sot kam mbrojtjen, kam bërë dhe gjithë këto letra gati.”

