Monica Bellucci është një nga femrat më të admiruara në botë për bukurinë, elegancën dhe karrierën e saj ndërkombëtare, por pak e dinë se pas emrit të saj fshihet edhe një origjinë shqiptare.

I ftuar në emisionin “Top Show”, Attilio Bellucci, pronari i cirkut Bellucci në Tiranë, ka deklaruar se ai ka lidhje gjaku me Monica Belluccin, duke theksuar se familja e tyre rrjedh nga arbëreshët shqiptarë që u shpërngulën në Itali që në kohën e Skënderbeut.
Sipas tij, mbiemri i familjes fillimisht ka qenë Belushi, i njëjtë me atë të aktorëve të famshëm amerikanë Jim dhe John Belushi. Me kalimin e kohës, shkronja “sh” është zëvendësuar me “ç”, duke sjellë mbiemrin Bellucci që njihet sot.
Familja jonë ka origjinë shqiptare, nga arbëreshët që u larguan drejt Italisë shumë shekuj më parë”, ka deklaruar Attilio.
Ky zbulim ka ngjallur interes të madh dhe kureshtje, duke bërë që shumë shqiptarë ta shohin ikonën e kinemasë botërore edhe si pjesë të historisë dhe rrënjëve të tyre.
Tashmë mbetet që Monica Bellucci vetë të vizitojë Shqipërinë dhe të prekë nga afër vendin e të parëve të saj, ndërsa për shqiptarët kjo mbetet një arsye më shumë për krenari.
