Një moment i papritur dhe plot humor ka bërë xhiron e rrjetit, pasi Kiçja dhe Luizi janë kapur në trafik, por ajo që ndodhi më pas ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave.
Teksa prisnin në makinë, Kiçja ka vendosur të filmojë Luizin, i cili shfaqet në humor të mirë dhe me një pamje që nuk i ka shpëtuar ndjekësve.
Ajo që ra në sy? “Qerpikët lott” të Luizit, që u bënë menjëherë objekt komentesh dhe batutash në rrjet.
Videoja është shpërndarë me shpejtësi, ndërsa fansat kanë reaguar me të qeshura dhe komente të shumta, duke e kthyer momentin në një tjetër viral nga dyshja.
Nuk është hera e parë që Kiçja dhe Luizi tërheqin vëmendje me situata spontane, por këtë herë duket se “trafiku” u kthye në show.
