Momente pikante në “Ferma VIP”: Frederik Ndoci ngacmon Keisi Meshau mes batutave dhe afrimitetit fizik

by orgest · April 10, 2025

Një skenë plot humor dhe afrimitet është shfaqur së fundmi në “Ferma VIP”, ku aktori i njohur Frederik Ndoci dhe Miss Shqipëria, Keisi Meshau, shkëmbyen batuta të zjarrta në dhomën e gjumit, përpara konkurrentëve të tjerë.

Gjatë një moment lozonjar, Ndoci e mori Keisin në krahë dhe me tone shakaje i tha: “Vëre shalën tjetër,” duke shkaktuar të qeshura mes banorëve. Ndërsa e mbante në shpinë, ai shtoi me humor: “U sa ma nxehe shpinën, kjo është furnelë o zemër.”

Dialogu vijoi mes të qeshurash:

Keisi: Më mban dot?

Frederik Ndoci: Deri ku do të shkosh? Vëre shalën tjetër.

(Aktori ecën me Keisin në kurriz ndërsa Andrea afrohet ta ndihmojë)

Frederik Ndoci: Ky tjetri i fut duart mbrapa, gjasme do ta mbajë. U sa ma nxehe shpinën! Kjo është furnelë o zemër. Sa kënaqësi është kur digjesh nga shpina!

Andrea: A të zbresë?

Frederik Ndoci: Jo, më burrë, se po më del kosi! Për të fjetur me femër të bukur duhet me ngrënë kos në darkë.

Keisi: Hëngri Andrea sot?

Frederik Ndoci: Këta bëjnë sikur tremben, por kanë qejf të fusin duart!

(Në fund, ai e ul Keisin në divan)

Frederik Ndoci: Po ti ha bubat!

Kliko linkun për të parë videon:

https://www.instagram.com/reel/DIQIHlbM4c9/?igsh=MXRmZmR3bXN4bjFkZw==

You may also like