Sunday, March 15, 2026
HomeALB“Momente frike në Durrës, 26-vjeçari i plagosur me thikë – kush është...

“Momente frike në Durrës, 26-vjeçari i plagosur me thikë – kush është autori 35-vjeçar?”

Një konflikt mes dy personave në Durrës përfundoi me plagosje. Një 26-vjeçar është qëlluar me thikë në këmbë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se autori i dyshuar është një 35-vjeçar, ndërsa vijon puna për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sipas njoftimit të Policisë:

Rreth orës 14:00, shtetasi R.K., 26 vjeç, u paraqit në Spitalin Rajonal të Durrësit, i plagosur me mjet prerës në këmbë si pasojë e një konflikti. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se gjatë konfliktit, shtetasi A.N., 35 vjeç, i ka shkaktuar plagët. Shërbimet e Policisë janë në ndjekje të autorit, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa të vërtetohet fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments