Një moment mjaft komik ka ndodhur mes Monikës dhe Ledjonit, i cili ka bërë që e gjithë salla të shpërthejë në të qeshura.
Teksa po diskutonin, Monika nuk i kurseu batutat dhe iu drejtua Ledjonit për kolltuqet në studio:
“Ç’i keni këto kolltuqe, këta janë për njerëz 2 metra të gjatë o vlla! Shiko si më rrin mua në ajër…”
Por përgjigjja e Ledjonit ishte ajo që “vuri kapakun” momentit. Me humor, ai i tha:
“S’ka gjë, unë mendoj është mirë të të rrinë edhe këmbët lart… ashtu me këmbët në ajër quhet…”
Nënkuptimi i tij u kuptua menjëherë nga publiku, duke sjellë të qeshura të forta në studio.
Ky moment ka bërë xhiron e rrjetit, ndërsa shumë ndjekës komentojnë se Ledjoni duket më i lirshëm se kurrë në batuta, sidomos pas ndarjes nga bashkëshortja.
