Friday, March 27, 2026
HomeALBMoment i ulët në BBVIP : Selin i përmend vdekjen e të...

Moment i ulët në BBVIP : Selin i përmend vdekjen e të dashurit Juelës live – shpërthen rrjeti ( Video )

Një moment shumë i tensionuar ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP, ku një debat i fortë mes Selin dhe Juelës ka prekur edhe publikun.

Gjithçka nisi kur Juela i drejtohet Selinit me pyetjen pse nuk e çoi Gimbon në finale. Në përgjigje, Selin deklaron: “Unë Gimbon e kam në jetë, ndryshe nga ti…”, duke bërë një koment që u interpretua menjëherë si shumë i rëndë.

Situata agravon edhe më shumë pasi duket se Selin i referohet faktit që Juelës i ka ndërruar jetë i dashuri, një temë shumë e ndjeshme që nuk u prit mirë as nga banorët dhe as nga publiku.

Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta, ku shumica e cilësojnë këtë si një moment shumë të ulët dhe të papranueshëm, duke kritikuar ashpër mënyrën si u përdor një dhimbje personale në debat.

Ky moment pritet të sjellë pasoja në marrëdhëniet brenda shtëpisë, por edhe në mënyrën si publiku do të votojë në vazhdim.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments