Një moment që duhej të ishte festë për banorët, është kthyer në debat dhe thumbime në rrjet. Pas daljes së djeshme në Tiranë si shpërblim për 100 ditët në shtëpi, situata mes Selinit dhe publikut ka marrë një tjetër drejtim.
Gjatë qëndrimit jashtë, Selini është parë teksa thërriste vazhdimisht emrin e tij, duke kërkuar reagim nga njerëzit përreth. Por, sipas videos që po qarkullon, askush nuk i është përgjigjur, ndërsa shumica e njerëzve kanë thirrur emrin e Mirit, duke e lënë Selinin në hije.


Kjo situatë nuk ka kaluar pa reagim nga Jul Deda, i cili ka publikuar një status ironik në rrjetet sociale. Në postimin e tij ai shkruan:
“Të bërtasësh gjithë rrugën emrin tënd, dhe mos të ta varë njeri rrugëve, unë do e kisha lënë Bigun që sonte…! 😂😂😂”
Ky reagim është interpretuar si një “goditje” e drejtpërdrejtë ndaj Selinit, duke ndezur menjëherë rrjetin me komente dhe reagime nga fansat.
Ndërkohë, situata duket se ka thelluar edhe më shumë ndarjen e publikut, ku një pjesë mbështet Selinin, ndërsa të tjerë e shohin këtë si një moment që tregon realisht se kush po fiton zemrat jashtë shtëpisë.
Debati sapo ka nisur… dhe duket se do të vazhdojë gjatë.
