Ai pa pacientin, pa analizat, foli me anestezisten dhe me imazheristët. U konfirmua se nuk kishte pneumoni dhe se narkoza nuk i rrezikonte jetën. Vendimi u mor: operim i menjëhershëm. Në 29 dhjetor, operacioni u krye.
Operacioni shkoi shumë mirë. U bë çdo gjë që duhej bërë.
Doktori na tha diçka që nuk harrohet:
“Edhe një javë më shumë dhe pacienti nuk do të kishte mbijetuar.”
Por dua të shtoj disa fakte “të çuditshme” të këtij mjeku, të cilat mi rrëfeu shoku im.
Ky mjek vinte çdo ditë në punë në orën 6 të mëngjesit.
Më 31 dhjetor pasdite, kur spitali ishte gjysmë bosh dhe mendja e shumicës ishte te festa, ai ishte aty.
Më 1 janar, në orën 6 të mëngjesit, ishte sërish në pavijon, duke ndjekur pacientët e operuar.
Pa zhurmë. Pa justifikime.
Kjo ishte rutina e tij.
Po të mos ishte për këmbënguljen e fëmijëve.
Po të mos ishte për një mjek që punon siç e thotë libri, ky pacient do të kishte “trajtuar” një pneumoni që nuk e kishte. Dhe do të kishte humbur ditë jetike.
Po e shkruaj këtë histori edhe për një arsye tjetër.
Sa pacientë sorollaten nga një spital në tjetrin kot?
Sa diagnoza bëhen gabim ose nga lehtësia?
Sa jetë humbasin sepse askush nuk merr përgjegjësi?
Dhe sa pacientë nuk kanë fëmijë që dinë të insistojnë?
Kjo nuk është histori fati.
Është histori mjekësie të bërë siç duhet, përballë atyre që shpesh e neglizhojnë.
p.s Me Dr. Henri Kolanin, nuk kam asnjë njohje të mëparshme. Jemi ndeshur njëherë me të, sikundër edhe me mjekë të tjerë, teksa kam pasur një familjar në spital. Doktori s’kishte lidhje me familjarin tim. Dhe hera e dytë që e takoj ishte kur operoi babin e shokut tim të ngushtë. Dhe ky status nuk është për reklamë, por për një histori të jetuar çdo minutë, nga shoku im i ngushtë.
