Thursday, March 5, 2026
HomeALBMiri vëzhgon Gimbon dhe Selin në momente romantike: “Sytë ama i ka...

Miri vëzhgon Gimbon dhe Selin në momente romantike: “Sytë ama i ka këtej”

Një moment romantik mes Selinit dhe Gimbos në shtëpinë e “Big Brother VIP” është kthyer në çështje diskutimi për banorët e tjerë, veçanërisht për Mirin dhe Rogertin.

Teksa Selin, e cila mbante syze dielli brenda shtëpisë, dhe Gimbo po shijonin një kërcim të afërt me njëri-tjetrin, vëmendja është zhvendosur te reagimi i Mirit.

Ai është parë i ulur në divan me një fytyrë të ngrysur dhe “të prerë”, duke vëzhguar dyshen.

Kjo situatë nuk i ka shpëtuar Rogertit, i cili ka nisur të “ngacmojë” Mirin.

“Pse i ka vënë syzet? Se i ka sytë këtej. I ka vënë mos me u pa që shef këtej. Nga Miri,” – dëgjohet të thotë Rogerti, duke i sugjeruar Mirit se Selin po e kontrollon atë edhe pse është në krahët e Gimbos.

Edhe pse Juela u përpoq ta justifikonte duke thënë se ajo i ka mbajtur edhe më parë për stil, Rogerti ka këmbëngulur: “Po lëre mi motër, po i ka vënë mos me pa këtej”.

Miri ka pohuar me kokë fjalët e Rogertit, duke lënë të kuptohet se edhe ai beson se vëmendja e Selinit është ende tek ai.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments