Me rastin e zhvillimit të ndeshjes miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Jordanisë, e cila do të luhet sot në orën 19:00 në stadiumin “Arena Kombëtare”, Policia e Tiranës ka njoftuar masa të përkohshme për kufizimin e qarkullimit në disa akse rrugore pranë stadiumit.
Me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe garantimin e mbarëvajtjes së ndeshjes miqësore së futbollit “Shqipëri–Jordani”, e cila do të luhet sot, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit, në disa akse rrugore përreth stadiumit
Konkretisht, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të kufizohet qarkullimi në:
Rrugën “Dervish Hima”;
Rrugën “Gjergj Filipi”;
Segmentin pranë Hotel “Marriott”, që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,
rrugët anësore përreth stadiumit, përfshirë kahun nga Hotel “Sheraton”.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të respektuar kufizimet, si dhe iu bën thirrje të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse.
