Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan ndaj Polonisë në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës gjysmëfinalen e “play-off”-it të Botërorit.
Në minutën e 42-të Arbër Hoxha kalon në avantazh kuqezinjtë
Kombëtarja shqiptare po luan ndeshjen më të rëndësishme në histori. Kuqezinjtë po sfidojnë Poloninë në Varshavë, në duelin e vlefshëm për fazën “play off” të Botërorit.
Djemtë e Silvinjos janë të motivuar për një rezultat pozitiv, ndonëse përballë është një kundërshtar shumë i vështirë. Në këtë takim, Shqipëria vjen me mungesa të mëdha në sulm, të cilat e kanë detyruar trajnerin Sylvinho të eksperimentojë me Bajramin si 9-sh fals.
Në momentin kur ekipi kuqezi po këndonin bashkë Himnin Kombëtar, tifozët polakë kanë nisur fishkëllimat. Një gjest i shëmtuar nga ana e tifozëve.

Shqipëria luan “finalen” e parë për t’u kualifikuar për në Botëror, me kuqezinjtë që do të masin forcat e tyre në Varshavë kundër Polonisë. Porta do të mbrohet nga Strakosha, ndërsa në mbrojtje do të jetë Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Mesfusha do të përbëhet nga Asllani dhe Shehu, ndërsa Laçi do të luajë më i avancuar.
POLONI-SHQIPËRI 0-0
42′ GOOOOL Shqipëria shënon në Varshavë, super Hoxha
36’ Laçi provon me një gjuajtje të fortë me të majtën, por shkon mbi kuadrat.
17′ Ajeti lë fushën i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Ismajli.
10’ Ajeti kërkon karton për goditje nga Lewandowski. Arbitri Taylor akordon vetëm faull.
7’ Hysaj na shpëton nga pësimi i golit duke shpëtuar portën në vijën anësore me një goditje me kokë që e çon jashtë
5’ Polakët krijojnë rastin e parë të rrezikshëm me një aksion të gjatë që finalizohet nga Lewandowski, por në fund topi devijohet jashtë
1’ Starton ndeshja në Varshavë
FORMACIONET

