Thursday, January 15, 2026
HomeALBMinistri Vengu: Jemi gati ku ka nevojë NATO, sjellim ushtrinë tonë…

Ministri Vengu: Jemi gati ku ka nevojë NATO, sjellim ushtrinë tonë…

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi se Forcat e Armatosura të Shqipërisë po japin një kontribut të rëndësishëm në misionin e NATO-s në Bullgari.

Në Bazën e Grup Batalionit Shumëkombësh të NATO-s në Novo Selo, Bullgari. Krenar të dëgjoja nga Komandanti italian i misionit, Mattia Scirocco, se toga që përfaqëson Forcat e Armatosura të Shqipërisë luan një rol aktiv në detyrat e grupit, duke kontribuar përtej misionit të saj të paracaktuar. Kjo është një dëshmi e qartë e profesionalizmit, përkushtimit dhe besueshmërisë së efektivëve tanë në çdo mision ku shërbejnë nën flamurin e Aleancës. Jemi të gatshëm të rrisim më tej prezencën dhe kontributin e Shqipërisë aty ku nevoja e kërkon, për të dëshmuar përkushtimin tonë ndaj sigurisë kolektive dhe për të forcuar përgatitjen tonë operacionale, krah për krah me aleatët tanë”, tha ministri Vengu.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments