Meta bëri 1 vit në burg/ Mallëngjehet Petrit Vasili: Nuk ka burrë si ty o Ilir. Minjtë e vrimave…

Pas një viti të qëndrimit në paraburgim të Ilir Metës, Petrit Vasili e përkujton kreun e PL-së me një status të ndjerë në Facebook.

Pavarësisht “mallëngjimit” të Petrit Vasilit, shumica e komentuesve nuk ndajnë të njëjtin mendim për Ilir Metën.

Një burrë i madh përballë narkominjve rilindas! Pas plot një viti të rrembimit mafioz të një shteti gangsterësh dhe izolimi të Ilir Metës të gjithë e kanë kuptuar që nuk e mposhtin dot kurrë dhe në asnjë mënyrë atë, as si njeri, as si lider, as si mik dhe as si shok. Çdo ditë që kalon po çon në greminë ata që e ndërmorrën këtë akt dhe që treguan hapur fytyrën e fëlliqur të ramaformës dhe narkodrejtësisë së kapur për fyti nga krimi dhe korrupsioni. Ilir Meta i ka fituar të gjitha betejat e tij sepse është vendosur gjithmonë vetëm në mbrojtje të Kushtetutës, Atdheut dhe ligjit. Ndaj ai shfaqet gjithmonë e më i madh dhe narkorilindasit e pushtetit dhe të drejtsisë gjithmonë e më të vegjël tamam si minj vrimash. Jemi me ty mik i vjetër dhe burrë i madh“, shkruan Vasili.