Segmenti hyrës i rrugës së Ksamilit është drejt përfundimit dhe po ndërtohet sipas standardeve të sigurisë rrugore. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai theksoi se punimet po vijojnë me ritme të mira dhe shumë shpejt do të përfundojnë edhe trotuaret dhe korsitë e biçikletave. Sipas tij, ky investim pritet të lehtësojë trafikun dhe të reduktojë kohën e udhëtimit, veçanërisht para nisjes së sezonit turistik.
Rama u shpreh se përmirësimi i këtij segmenti rrugor do të ndihmojë udhëtarët dhe turistët që zgjedhin të vizitojnë Ksamilin dhe zonat përreth, duke e bërë lëvizjen më të shpejtë dhe më të sigurt.
