Rrugët e vendit u përgjakën sërish në ditën e dytë të vitit të ri.
Mëngjesin e kësaj të premteje, një tjetër aksident tragjik u shënua, me pasojë vdekjen e dy personave.
Dy automjete u përplasën në aksin Lezhë-Shkodër ku viktimë kanë mbetur çifti i bashkëshortëve (53 dhe 45 vjeç), ndërsa të plagosur mbetën tre të tjerë mes tre dy të mitur, shkruan Panorama.
Jashtë rrezikut për jetën janë bashkëshortja e drejtuesit tjetër të automjetit dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç. Ishin forcat zjarrfikëse qe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë nga automjeti.
