Friday, January 16, 2026
HomeALBMedia greke e “kryqëzoi”, reagon Rama: E bën Greqin te flasin me...

Media greke e “kryqëzoi”, reagon Rama: E bën Greqin te flasin me vete …

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas artikullit të publikuar nga media greke Protothema, në lidhje me një intervistë të fundit të kreut të qeverisë me gazetarin grek John Defterios.

Në median greke, batutat e shkëmbyera në konferencën e një dite më parë në Abu Dhabi mes Ramës dhe Defterios, u trajtuan si ironi dhe ofendime për Greqinë. 

Rama e cilëson median “Protothema” si media nacionaliste që i shërben “ndonjë politikani të lodhur grek” dhe se nuk ka asgjë tjetër në atë artikull përveç se deformim të kontekstit humoristik të shëmbyer në atë panel.

“Jam i mahnitur nga reagimi i disa mediave në Athinë e i ndonjë politikani të lodhur grek, lidhur me tonet e mia aspak tendencioze, po me humor miqësor gjatë bashkëbisedimit me gazetarin e nderuar John Defterios në panelin e organizuar gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi! Është e pabesueshme që një fjali e thënë me humor, të shkëputet totalisht nga konteksti e të kthehet në polemikë publike me pathos nacionalist, gjë që fatkeqësisht në Athinën mediatike ndodh shpesh!

Por i siguroj të gjithë të shqetësuarit e të lënduarit, se nuk kam as më të voglin dyshim që Platoni dhe Aristoteli janë filozofë grekë dhe që Greqia e Lashtë është shtrati i qytetërimit europian; që kultura greke meriton vetëm admirim, jo vetëm për filozofët e lashtësisë po edhe për poetët, shkrimtarët, kineastët e muzikën që i ka dhënë njerëzimit; që Greqia është një vend për të cilin unë ushqej ndjenjat më pozitive, që populli grek është për mua një fqinj i pazëvendësueshëm e vëlla i patjetërsueshëm i popullit shqiptar dhe që për kryeministrin e Greqisë ushqej një respekt të veçantë!

U kuptuam? Shpresoj po.

Por ama mos më kërkojë askush ndër të shqetësuarit dhe të lënduarit me humorin tim, që kush shkruan e flet greqisht me pathosin nacionalist të të larpërmendurve, të më duket si pasardhës i Platonit dhe Aristotelit!

Kaq”, shkruan Rama.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments