Monday, February 9, 2026
HomeALBMë thanë ngordhi…qeni erdhi i gjakosur”! Zbulohet kampi i torturës së qenushëve/...

Më thanë ngordhi…qeni erdhi i gjakosur”! Zbulohet kampi i torturës së qenushëve/ Kush fshihet pas (FOTOT)

Një kamp i torturës së qenëve ëshë zbuluar së fundmi, ku teksa qytetarët presin kujdes dhe trajnim nga “Dog Training Desy”, ajo që marrin pas është zhvatje parash dhe asnjë gjurmë nga katërputroshët e tyre. Rasti është denoncuar, ku është zbuluar se  pas kësaj qendre qëndron Gentian Sejdini dhe bashkëshortja e tij Rozalina Sabli, të dy të shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit.

Personi në foton më poshtë është Gentian Sejdini dhe faqja e instagramit ‘Daisy k9 Dog Trainer Albania’, ku qytetarët kontaktonin për shërbimet që ofronte kjo qendër ndaj kafshëve. Faqja është mbyllur ndërsa, Sejdini bashkë me partneren e tij janë zhduku pa gjurmë.

Pas rastevetë publikuara kanë vërshuar qindra komente, duke denoncuar keqtrajtimin e kafshëve të tyre nga qendra “Dog Training Desy”, ku në rastin më fatal nuk i kanë parë më qentë e tyre. Pre e kësaj qender ka rënë edhe Arjola Demiri, aktorja dhe ish-banorja e Big Brother Vip, e cila ka rrëfyer eksperiencën e saj. Demiri shprehet se pagoi 450 € për t’i mësuar vetëm dy komanda bazë qenit të saj, i cili iu rikthye i gjakosur dhe i keqtrajtuar pas qëndrimit në qendrën “Dog Training Desy”.

“Dobermanin tim e dorëzova shëndoshë e mirë për trajnim, duke paguar 450 € për t’i mësuar vetëm dy komanda bazë. Gjatë gjithë kohës, personi në fjalë më mashtronte në komunikim çdo 2-3 ditë e telefonoja për të pyetur për gjendjen e qenit dhe merrja përgjigje të paqarta e kontradiktore (“jam këtu”, “jam atje”). Kur i dhashë ultimatum ta sillte qenin, ai e solli në një gjendje që nuk do t’ia uroja askujt: qeni ishte kockë e lëkurë, i gjakosur, i keqtrajtuar rëndë, aq sa nuk e njihja më. Kam foto që dokumentojnë gjendjen e tij dhe çfarë i ishte bërë. Kjo nuk është opinion, por përvoja ime personale me kete person. E publikoj këtë koment jo për hakmarrje, por për paralajmërim: kujdes kujt ia besoni kafshët tuaja, -shprehet Arjola Demiri.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me qytetarë të tjerë, të cilët rrëfejnë se kanë paguar 1200 euro e më shumë, por nuk u është kthyer mbrapsht, me pretendimin se qeni ka ngordhur si pasojë e një sëmundje.

“E njejta gje ka ndodhur dhe me mua me kete personin Gentin te cilin pagova 1200 euro per te trajnuar Xhekun nje qen malinios dhe e njejta situat me ndodhi dhe mua te cilin me fiki telefonin dhe spo e gjeja pastaj me dha qe qeni kish vdekur nga nje semundje! Veq zoti e din sa qen mund te ket vrare ky dhe keqtrajtuar, dhe neper internete hiqet sikur i trajton dhe i meson mire. Po fajin e kemi edhe vet qe u besojm cfaredo qe shofim ne internet dhe shpresoj te marre ate qe meriton,“-shkruan një prej komentuesve.

“E njejta situat me ka ndodhur dhe mua. Kerkoja ta takoja dhe nuk me lejohej, kerkoja ta merja dhe nuk ma jepnin. Derisa bera denocim kam shkuar e kam marr me force, qenin e gjeta ne gjendje te mjerueshme, te dobsuar, semur. E kam ndjekur per rreth 1 muaj ne spital me serume. Kam ber denoncim te Instituti i mbrojtjes se kafsheve, zoteria ka marr gjob dhe urdher per mbyllje aktiviteti. Por perseri vazhdoka i lire, duke demtuar akoma me shume 4-putrosh. Te sugjeroj te shkoni te merni qenin sa me shpejte para se te jete shume von,“-denoncon një qytetar tjetër.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments