Gerta Gixhari ka zbuluar një prapaskenë të pazakontë pas incidentit të shumëpërfolur mes Jozit dhe Gjesti-t, ku ky i fundit u përfshi në një moment tensioni që përfundoi me një shuplakë të bujshme në fytyrë.
Në një rrëfim të sinqertë, Gerta tregoi se Gjesti i ka pranuar në privat se ndoshta ajo shuplakë “i ka bërë mirë”! Ai ka shtuar se:
🗣️ “Edhe unë e kam tepruar. E kam bezdisur shumë Jozin. Mbase ishte një sinjal për të reflektuar…”
Deklarata ka habitur fansat, pasi është hera e parë që Gjesti tregon një lloj pendese apo reflektimi për sjelljet e tij, ndërsa tensionet mes banorëve vazhdojnë të rriten.