“Më ulni poshtë! Ju lutem!” – ishin fjalët e fundit të Tijana Radonic, 19 vjeçe, ndërsa ndodhej në ajër, e lidhur me një parashutë në Rivierën e Budvës. Ajo nuk do të zbriste më kurrë e gjallë.
Ngjarja e rëndë u kap nga një kamerë sigurie, që dokumentoi momentet e fundit të vajzës së re, e cila fillimisht dukej e qeshur dhe e relaksuar, duke xhiruar një reklamë për një agjenci turistike. E veshur me bikini, ajo u lidh me rripat e sigurimit dhe u ngrit në ajër nga një varkë me parashutë.
Por, disa minuta më pas, gjithçka ndryshoi. Pamjet tregojnë Tijanën në gjendje paniku, duke hequr jelekun dhe rripat e këmbëve – moment ky që rezultoi fatal. Ajo ra nga një lartësi prej 50 metrash, para syve të dhjetëra pushuesve të tmerruar.
Dëshmitarët thonë se e dëgjuan duke bërtitur me zë të lartë për ndihmë. Media lokale Republika raporton se ajo mund të ketë pësuar një sulm paniku, çka mund të ketë ndikuar në veprimet e saj impulsive dhe të pakoordinuara.
Pyetjet qëndrojnë:
A kishte trajnim të mjaftueshëm?
A ishin masat e sigurisë adekuate?
Dhe më e rëndësishmja – a mund të ishte kjo tragjedi parandaluar?
Kliko linkun më poshtë për të parë videon: