Mbrëmjen e djeshme, banorët e shtëpisë së Big Brother Vip 5 ndanë histori të vështira nga jeta e tyre personale.
Kur erdhi radha e Shëndritit, ai u përlot teksa kujtoi një nga periudhat më të errëta të fëmijërisë së tij. Banori tregoi se ka qenë viktimë e bullizmit gjatë viteve të shkollës fillore dhe se ka përjetuar episode që i kanë lënë gjurmë të thella emocionale.
Ai rrëfeu se në ditën e ditëlindjes së tij, teksa po kthehej nga shkolla, disa bashkëmoshatarë e mbyllën në një garazh makinash dhe brenda futën një qen që e kafshoi. Sipas tij, shenja e asaj ngjarjeje është ende e dukshme dhe i rikthen kujtimin sa herë që e sheh.
Shëndriti tha se nuk ia tregoi askujt atë që kishte ndodhur, as familjes së tij, për të mos prishur atmosferën e festës në shtëpi. Ai shtoi se ka kaluar edhe situata të tjera të ngjashme, por nuk dëshiron të japë më shumë detaje.
Në fund të rrëfimit, ai theksoi se transformimi i tij personal është fitorja më e madhe ndaj bullizmit, duke u bërë thirrje të gjithëve që përballen me situata të tilla të gjejnë forcën për t’i tejkaluar dhe për të mos lejuar askënd t’ua shuajë ëndrrat.
