Një deklaratë e fortë ka ardhur së fundmi nga Ilnisa Agolli, e cila ka zbuluar se është përballur me reagime negative në rrjetet sociale.
E ftuar në “BBV Fan Club”, ajo ka treguar se ka marrë mesazhe mallkuese dhe ofenduese vetëm për faktin se ka shprehur hapur mbështetjen e saj për banorin Rogert.
“Kam marrë mesazhe mallkuese në rrjetet sociale sepse mbështes Rogertin”, është shprehur ajo, duke nxjerrë në pah një tjetër anë të errët të reagimeve të publikut online.
Kjo deklaratë ka ndezur menjëherë debat në rrjet, ku një pjesë e ndjekësve e kanë mbështetur, ndërsa të tjerë kanë vijuar me kritika. Situata tregon edhe një herë se sa të forta dhe shpeshherë të ashpra mund të bëhen reagimet e publikut kur bëhet fjalë për figura publike dhe reality show si “Big Brother VIP Albania”.
Mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të sjellë reagime të tjera nga personazhet publikë apo edhe nga vetë produksioni i spektaklit.
