Pjesëmarrja e artistit Mal në Big Brother VIP Albania nuk ka sjellë vetëm dinamikë loje dhe diskutime për profilin e tij si konkurrent, por ka rihapur edhe një dramë familjare që prej vitesh ka qenë e pranishme në hapësirën publike.
Kjo dramë u risoll në vëmendje edhe një herë kur babai kërkoi ta takojë, kërkesë që u refuzua me kujdes nga Mali në transmetim direkt.
Pas polemikave që shpërthyen javën e kaluar për shkak të historive familjare të risjella në vëmendje gjatë transmetimit live, për herë të parë ka reaguar edhe gjyshja e tij, Metije. Me fjalë të thjeshta, por tejet prekëse, ajo ka folur për mallin e madh që ndjen për nipin dhe për dhimbjen e viteve të ndarjes.
Gjyshja Metije ka treguar se ka mbi shtatë vite pa parë nipërit dhe mbesat e saj, ndërsa dëshira më e madhe e saj mbetet një takim me Malin. Ajo u shpreh se do të kishte shkuar kudo vetëm për ta përqafuar, duke e cilësuar mallin si të papërballueshëm.
“Inshallah ka shëndetin dhe e ruan Zoti. Më ka marrë malli. Do kisha shumë dëshirë të vinte të më shihte. Unë do kisha shkuar kudo për të. Uroj ta fitojë Mali”, është shprehur ajo.
Në një format ku strategjia dhe dinamika shpesh dominojnë, zëri i gjyshes Metije erdhi si një thirrje e qetë për ndjeshmëri, mall dhe lidhje familjare, elementë që për shumëkënd, e bëjnë këtë rrugëtim edhe më të fortë emocionalisht.
