Wednesday, January 14, 2026
HomeALBMë lanë pasi menduan se vdiqa”/ Elton Tozaj flet për herë të...

Më lanë pasi menduan se vdiqa”/ Elton Tozaj flet për herë të parë pas dhunës brutale

Gazetari Elton Tozaj është shfaqur për herë të parë publikisht pas dhunës brutale që pësoi disa ditë më parë, duke rrëfyer detaje tronditëse për atë që e quan një sulm të lidhur drejtpërdrejt me punën e tij.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Tozaj deklaroi se gjithçka nisi pas një daljeje televizive në një program mëngjesi, ku ai merrej me lajmet e showbiz-it. Sipas tij, ai kishte deklaruar se një vajzë e njohur e televizionit ishte në lidhje me një personazh nga bota e krimit, duke thënë se kishte paraqitur edhe video që, sipas tij, e vërtetonin këtë.

Gazetari rrëfeu se pas publikimit të videos, kërcënimet filluan pothuajse menjëherë. Ai tha se u kontaktua vazhdimisht me kërkesën që videoja të fshihej dhe se, edhe pse e hoqi, presioni dhe kërcënimet nuk u ndalën.

Ngjarja ka ndodhur 12 ditë më parë, në një emision mëngjesi ku unë merrem me lajmet e showbiz, deklarova që një vajzë kishte një lidhje me personazh nga bota e krimit, kam paraqitur dhe videot. Fill pas kësaj, një ditë më pas nuk kanë ndaluar kërcënimet për të fshirë videon dhe unë e fshiva videon. Por kërcënimet vazhduan, më thanë ‘do të të tërheq zvarrë’, ‘do të të vras’.

U kontaktova nga dy persona që i njihja, i kisha takuar vetëm një herë. Lashë takim pa e ditur ç’më priste. Kur i takova nuk mbaj mend asgjë, përveç dhunës, përfundova i dhunuar në rrugë i bërë copë. Humba ndjenjat, do më kenë lënë se kanë menduar që isha i vdekur. Më goditën vetëm në fytyrë. Njerëzve u kërkoja ndihmë por askush nuk afrohej dhe rrinin të tmerruar. Nuk kam bërë denoncim, pres të kem një kontakt nga prokuroria, kam patur tentativë të bëj denoncim por më herët e kanë marrë lajmin të denoncuarit se sa prokuroria. Kam frikë për jetën time, sepse u dhunova për një lajm. Ndihmën e parë e kam marrë nga  dy djem që ishin në këmbë në atë zonë. U kërkova ndihmë për një telefonatë dhe ata pastaj më ndihmuan shumë, i falënderoj publikisht. Sytë i kam të operuar, nesër do shoh nëse mund të bëhet rikuperim, nga njëri nuk shoh mirë. Nesër do e kuptoj nëse të ketë rikuperim. Sytë kanë hematomë, janë komplet të zinj nga brenda.”– tha ai.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments