Xheneta Fetahu, opinionistja e “E Diell”, ka komentuar shpesh dinamikat e Gjestit në “Big Brother VIP Albania 4”. Por tashmë ajo ka vendosur të mbyllë këtë kapitull publikisht.
Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, Xheneta theksoi se nuk do të flasë më për lidhjen e Gjestit, duke zbuluar se është ndjerë e kërcënuar nga rrethi i tij.
“Disa njerëz nuk kuptojnë që unë jam në punë. I bëj thirrje rrethit të tij të më lënë të qetë. Më kanë shqetësuar edhe pas ‘Big Brother’,” tha ajo.
Më tej, ajo shtoi me shqetësim: “Familja ime ka qenë shumë e stresuar. Janë bërë kërcënime, vetëm pse kam folur si opinioniste. Mjaft më! Mos më përmendni më në këtë histori!”
Kujtojmë që Xheneta ka qenë më parë në një lidhje me Gjestin gjatë “Big Brother VIP Kosova”.