Në oborrin e Big Brother VIP 5, Mateo dhe Rogerti u përfshinë në një debat të ashpër që nxiti tensione mes banorëve. Situata u komplikua më tej me ndërhyrjen e Mirit dhe të Gimbos.
Debati nisi kur Mateo risjell në vëmendje përmendjen e familjarëve të Selinit nga Rogerti brenda shtëpisë. Ai e konsideroi këtë sjellje si viktimizim, ndërsa Rogerti e mohoi kategorikisht dhe iu përgjigj me tone të ashpra.
Dialogu mes tyre:
Mateo: “Çfarë viktime bën ti i shkreti, i përmend të tjerëve familjen, ofendime, të gjitha.”
Rogerti: “Çfarë viktime bëra unë?”
Mateo: “Ti i përmend Selinit nënë dhe baba, e më pas i thua ‘më përmende familjen’. E bëre viktimën me familjen.”
Miri: “Ku është viktimizimi këtu?”
Rogerti: “Dua ta kap në karrem. Viktimizim është ky. Do të dalësh tek gjërat personale. Për gjërat që ndjej unë. Ku është viktimizimi që më ka sharë gruan?”
Mateo: “Ku ke ndjenja ti? Ti i provokon të tjerët.”
Ky konflikt ka rindezur debatet mbi sjelljen dhe limitet e respektit brenda shtëpisë, duke nxitur reagime të ndryshme nga pjesëmarrësit dhe publik.
