Tuesday, March 3, 2026
HomeALBMbledhje ‘flash’ 30 minuta! Edi Rama paralajmëron “furtunën” në Qershor”

Mbledhje ‘flash’ 30 minuta! Edi Rama paralajmëron “furtunën” në Qershor”

Kreu i Partia Socialiste e Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar sot një mbledhje të shkurtër me Kryesinë, e cila zgjati vetëm 30 minuta, por u shoqërua me mesazhe të forta politike.

Në këtë takim “flash”, Rama ka paralajmëruar nisjen e zgjedhjeve brenda strukturave socialiste gjatë muajit Qershor, duke sinjalizuar një lëvizje të re brenda partisë.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se kreu i socialistëve ka kërkuar dialog të drejtpërdrejtë me bazën në të gjitha bashkitë e vendit, me synimin për të forcuar bashkëpunimin dhe organizimin në terren.

Po ashtu, Rama u ka bërë thirrje strukturave që të tregohen vigjilente përballë zhvillimeve ndërkombëtare, veçanërisht për pasojat që mund të sjellë lufta në Lindjen e Mesme.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments