Një debat i fortë ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku protagonistë ishin Artani dhe Mateo. Gjithçka nisi kur Artani i tha Mateos se e kishte “poshtëruar” Brikenën brenda shtëpisë.
Kjo deklaratë nuk u prit aspak mirë nga Mateo, i cili reagoi menjëherë duke marrë në mbrojtje Brikenën. Ai u shpreh se nuk lejon askënd të flasë në atë mënyrë për të, pasi sipas tij ajo mund të bëhet edhe gruaja e tij në të ardhmen.
Mateo tha:
“Mos e përmend në atë mënyrë, sepse ajo mund të bëhet gruaja ime nesër. Unë kam ndjenja për të dhe nuk ta lejoj.”
Debati u ashpërsua edhe më shumë kur Mateo iu kthye Artanit me një deklaratë të fortë, duke i thënë:
“Ishalla ta poshtërojnë edhe ty gruan jashtë që ta kuptosh se çfarë po më thua.”
Momenti ka bërë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, ndërsa fansat e programit po komentojnë masivisht për përplasjen mes dy banorëve dhe për mënyrën se si Mateo vendosi të mbrojë Brikenën.
