Sunday, March 29, 2026
HomeALBMateo i shkruan letër prekëse Brikenës për pajtim, por na habit veprimi...

Mateo i shkruan letër prekëse Brikenës për pajtim, por na habit veprimi i Brikenes– ja çfarë i tha ai fjalë për fjalë

Një moment shumë emocional është zhvilluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Mateo vendosi të shprehë gjithçka ndjen për Brikenën përmes një letre të gjatë dhe të sinqertë.

Në përpjekje për të rregulluar marrëdhënien e tyre, ai i ka dedikuar këto rreshta:

“Prita tek grimi por më shmange, nuk doja që kjo situatë të vinte deri këtu edhe nëse do kishe pranuar që në fillim për të folur kjo nuk do kishte ndodhur, mbase unë të prita por ti nuk erdhe, edhe unë kam nevojë të shoh sa më vlerëson ti.

Kam përtypur shumë situata përballë të tjerëve edhe pse mund të kesh qenë ti gabim midis nesh, sepse kurrë s’do të ulja ty. Kam luftuar për ty, tani duhet të luftojmë për ne.

E di që ke pasur ngarkesë, presion, stres, kam qenë gjithmonë aty për të të mbrojtur ty. Edhe unë kam stres nga gjithë kjo gjë, mos kujto se unë e kam të lehtë, sidomos si sot ku kundra të pata ty.

Por unë nuk jam armiku jot, përkundrazi jam i vetmi njeri që të do pa hile, zemrat që ti i mesoje rogerit në prime sikur më bënte mua për të më ulur, unë nuk mund të përtyp rogerin që të mban marrëdhënie loje me ty.

Personi i cili do të na ndajë, përveç kësaj një person që mua më ul çdo ditë… e bëri dhe me ty tek… që të përmendi puthjen tonë.

Unë të dua ty dhe marrëdhënien tonë, ti më ke thënë që vlerëson Mateon para lojës. Sot ke në dorë ti ke të zgjedhësh.”

Kjo letër u konsiderua nga shumë si një hap i madh nga ana e tij për të shpëtuar raportin.

Por ajo që ka habitur publikun është reagimi i Brikenës. Pavarësisht kësaj përpjekjeje, ajo nuk i ka dhënë një mundësi tjetër Mateos për t’u sqaruar, duke lënë situatën të tensionuar dhe të paqartë.

Ky zhvillim ka ndezur rrjetin, ku një pjesë e madhe e ndjekësve shprehen se në vendin e Mateos, kushdo do të lodhej nga kjo situatë.

A do ketë një tjetër përpjekje për pajtim apo kjo është fundi i tyre? Drama vazhdon… 👀🔥

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments