Një deklaratë që po bën xhiron e rrjetit ka ardhur nga Jul Deda, i cili ka zbuluar se sonte në Big Brother VIP pritet një nga momentet më të forta të këtij edicioni: propozimi për martesë i Mateos ndaj Brikenës.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet se Brikena duhet ta pranojë këtë hap, duke theksuar se banorët janë afër finales dhe një refuzim mund ta lërë pa asgjë. Sipas tij, janë bërë përgatitje, janë dhënë pushime dhe madje po organizohet edhe një atmosferë speciale me muzikë piano, duke e kthyer këtë moment në diçka të madhe brenda shtëpisë.

“Rëndësi ka të kemi një PO brenda, pastaj çfarë bëhet jashtë është punë tjetër”, shprehet ai ndër të tjera.
Ky reagim ka ndezur menjëherë debat në rrjet, ku një pjesë e publikut e mbështet këtë mendim, ndërsa të tjerë e shohin si një presion ndaj Brikenës për një vendim kaq të rëndësishëm.
Tashmë të gjithë sytë janë te mbrëmja e sotme:
A do të ndodhë vërtet propozimi dhe si do të reagojë Brikena? 💍
