Monday, April 6, 2026
HomeALBMartesa e dytë në BBVA/ Rogerti paralajmëron Mateon dhe Brikenën (Video)

Martesa e dytë në BBVA/ Rogerti paralajmëron Mateon dhe Brikenën (Video)

Sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania banorët morën një zarf, të cilin e lexoi Selin: “Banorë, pas një propozimi nga Mateo, ku Brikena tha ‘po’, Vëllai i Madh ju jep mundësinë të organizoni dasmën e dytë të këtij edicioni. Dasma do të zhvillohet sonte në mbrëmje!”

Megjithatë, në videon e postuar në Instagram nga BBVA, u vunë re reagime të ndryshme

Brikena nuk tregoi asnjë emocion dhe nuk buzëqeshi, ndërsa Mateo dukej shumë i lumtur

Ndërkohë, para ceremonisë, nuk munguan debatet mes banorëve. 

Rogerti paralajmëroi se do të mbajë një fjalim që, sipas tij, mund “t’ua prishë dasmën”.

Rogerti: “Kjo është për fjalimin tim. Si më ftuat apo s’më ftuat, unë do ta prish dasmën”.

Mateo: “Të pyeti njeri ty? Prishe”.

Rogerti: “Do ta prish pra”.

Mateo: “Çka kujton, që do të fitosh ndonjë pikë?”

Rogerti: “O vëlla, do ta prish dasmën me fjalim, o zotni. Do të mbaj një super fjalim për ju të dy dhe nuk do të ma prishësh këtë radhë”.

Mateo: “Po ta them edhe njëherë, nuk e mbaj fjalimin unë aty”.

Pritet të shihet nëse Rogerti do ta realizojë paralajmërimin e tij gjatë dasmës së mbrëmjes.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments