Monday, April 13, 2026
HomeALBMami i Selin më ka shkruar për imitimin që i bëj…”/ Aktorja...

Mami i Selin më ka shkruar për imitimin që i bëj…”/ Aktorja e “Portokalli” zbulon çfarë i tha…

Aktorja Suela Prendi, e cila u bë e njohur në ekran në imitimin e Selin, banores së “Big Brother VIP 5”, në programin e humorit “Portokalli”, ka qenë e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”.

Ajo zbuloi se mamaja e Selin dhe shoqja e banores i kanë shkruar, për imitimin që i ka bërë njeriut të tyre të dashur.

Erdha për audicion dhe më pëlqeu ideja. Unë kam pasur qëllim të futem në televizion dhe mënyra se si erdhi ishte shumë e bukur. Me Selin njihem nga një shfaqje shkolle, unë isha aktore ajo koreografe. Unë kam fatin që edhe i ngjaj si imazh, por në fakt edhe si karakter me gjestikulacionet, i kam shumë natyrale. Mami i Selin më ka shkruar, shumë suksese, faleminderit shumë, je shumë e mirë dhe shoqja e saj. Jam ndjerë shumë mirë kur më kanë shkruar familjarët e Selin, e kisha me frikë se si do ta prisnin, mendova mos do të ndikojë, sepse aty gjërat hiperbolizohen pak për humor”, tha aktorja.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments