Thursday, January 15, 2026
HomeALBMakina e të arratisurit e parë në Tiranë, çfarë po ndodh me...

Makina e të arratisurit e parë në Tiranë, çfarë po ndodh me Altin Ndocin?

Policia vijon kërkimet për të arratisurin Altin Ndoci

Policia vijon operacionet për kapjen e të burgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis dy ditë më parë nga Spitali Rajonal i Durrësit.

Kontrolle janë zhvilluar në shumë banesa në Tiranë dhe Durrës, ndërsa hetuesit kanë kontrolluar edhe një shtëpi në vendlindjen e tij, në Pukë. Sipas burimeve zyrtare, makina e Ndoci është parë për herë të fundit në autostradën Durrës-Tiranë, në territorin e Tiranës, dhe më pas është zhdukur.

Altin Ndoci ishte transferuar në Durrës në vitin 2020 dhe ndodhej në gjykim për dosjen “Plumbi i Artë”, që përfshin vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Urucit, si dhe për vrasje me urdhër të organizatës kriminale të drejtuar nga Franc dhe Hajdar Copja.

Nga hetimet e para rezulton se më 13 janar 2026, Ndoci ka kryer një konsultë mjekësore në IEVP Durrës, ku mjeku rekomandoi vizitë te mjeku kirurg në spital. Gjatë trajtimit në pavionin infektiv, ai kërkoi të shkojë në tualet. Punonjësit e policisë e shoqëruan, por Ndoci i goditi dhe arriti të arratiset, duke shmangur rikthimin në burg.

Policia vijon operacionet për kapjen e tij dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për çdo informacion që mund të çojë në lokalizimin e të arratisurit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments