Tuesday, January 13, 2026
HomeALBMaduro dhe bashkëshortja e tij u nxorrën zvarrë nga dhoma e gjumit”,...

Maduro dhe bashkëshortja e tij u nxorrën zvarrë nga dhoma e gjumit”, CNN zbardh detaje nga aksioni i Delta Force në Venezuelë

Mediat amerikane kanë zbardhur detaje të reja nga aksioni mëngjesit të ëksaj të shtune nga Delta Force në Venezuelë, ku bënë të mundur arrestimin e presidentit venezuelian Nicolas Maduro dhe gruas së tij Cilia Flores.

CNN raporton se çifti u nxorën zvarrë nga dhoma e tyre e gjumit nga forcat amerikane gjatë bastisjes që çoi në arrestimin e tyre.

Sipas burimeve të CNN operacioni, i kryer nga Delta Force, forca elitare e Ushtrisë Amerikane, nuk shkaktoi asnjë viktimë nga ana e SHBA-së, sipas një zyrtari amerikan.

Shtetet e Bashkuara nisën mëngjesin e kësaj të shtune një sulm të madh në disa vende në Venezuelë, përfshirë bazat ushtarake në vend.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ushtria amerikane ka “kapur Presidentin Venezuelian Maduro dhe gruan e tij, Cilia Flores, dhe i ka nxjerrë jashtë vendit “, në një aksion të kryer “në koordinim me administratën e drejtësisë amerikane”.

Trump, i cili urdhëroi sulmin, kishte ngritur në javët e fundit mundësinë e sulmeve tokësore kundër Venezuelës në emër të një “lufte kundër karteleve të drogës” dhe kishte deklaruar se ditët e Presidentit Venezuelan Nicolás Maduro ishin “të numëruara” .

Ndërkohë, Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara, Pam Bondi, njoftoi se presidenti në detyrë i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij janë akuzuar zyrtarisht në Distriktin Jugor të Nju Jorkut.

Sipas Bondi-t, Maduro akuzohet për: narco-terrorizëm, importim të kokainës, mbajtje të armëve automatike dhe pajisjeve shkatërruese dhe mbajtjen e këtyre armëve kundër SHBA-së.

Bondi theksoi se “së shpejti ata do të përballen me gjithë ashpërsinë e drejtësisë amerikane në gjykatat e SHBA-së”, ndërsa nuk dha detaje mbi akuzat ndaj bashkëshortes së tij.

Prokurorja gjithashtu falënderoi ushtrinë amerikane për operacionin e guximshëm dhe të suksesshëm, i cili solli arrestimin e dy të dyshuarve si trafikantë ndërkombëtarë droge, duke e cilësuar një ndërhyrje historike në Venezuelë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments