Batutat e Luiz Ejllit nuk kursehen as për ish-banorët e sezoneve të mëparshme të Big Brother VIP. Së fundmi, fituesi i BBV 2 ka rikthyer në vëmendje Xum Allushin, një nga personazhet më viralë të edicionit të kaluar.
Luizi ironizoi frazën tashmë të famshme të Xumit, i cili deklaronte vazhdimisht me bindje: “Unë do t’i fik dritat e kësaj shtëpie”, duke lënë të kuptohej se do të ishte fituesi ose banori i fundit që do të largohej nga loja.
Gjatë një bisede me banorët aktualë, Luizi tregoi me humor momentin kur ishte takuar me Xumin pas daljes së tij nga shtëpia. Sipas tij, Xumi e kishte pyetur nëse mendonte se do t’ia kishte dalë të “fikë dritat”, nëse nuk do të ishte eliminuar për shkak të incidentit që e nxori nga loja.
Përgjigjja e Luizit ka qenë epike dhe ka shkaktuar të qeshura të mëdha në shtëpi:
“Me aq sa kam parë, veç një mënyrë kishe ti me ia fik dritat asaj shtëpie: po t’i linte Topi pa paguar,” rrëfeu Luizi se i kishte thënë.
Një tjetër batutë tipike e Luiz Ejllit, që riktheu humorin dhe ndezi të qeshurat mes banorëve.
