Situata mes Luizit dhe Rogertit në Big Brother ka dalë totalisht jashtë kontrollit! Përplasja e radhës ishte nga më të rëndat deri tani, kur Luizi iu drejtua Rogertit me fjalët: “Fisi juaj s’ka burra”, duke ndezur menjëherë atmosferën në shtëpi.
Reagimi i Rogertit ishte edhe më i fortë, teksa ai iu kthye: “Ta thej shtyllën kurrizore!” — një deklaratë që ka tronditur banorët dhe publikun, ndërsa produksioni duket se po ndjek situatën me shumë seriozitet.
Tashmë, “zarfi i zi” shihet në horizont dhe deri nesër pothuajse nuk ka asnjë shans që njëri prej tyre të mos ndëshkohet. Fansat janë në ankth: kush do të largohet nga loja dhe kush do të paguajë çmimin e kësaj përplasjeje ekstreme? 👀🔥 Qëndroni me ne për zhvillimet e fundit!
