TIRANË – Këngëtari dhe ish-fituesi i Big Brother VIP, Luiz Ejlli, ka surprizuar ndjekësit me një gjest të veçantë në prag të festës së Kurban Bajramit. Edhe pse me përkatësi katolike, Luizi ka ndarë një mesazh urimi për besimtarët myslimanë, duke dëshmuar edhe një herë shpirtin e bashkimit dhe respektit mes feve në Shqipëri.
Luiz Ejlli surprizon me një urim të veçantë për Kurban Bajram: “Feja e zemrës s’ka ndasi”( video )

“Gëzuar Kurban Bajramin të gjithëve! Nuk ka rëndësi në ç’fe je, rëndësi ka ta kesh zemrën e pastër. Paqe, dashuri dhe harmoni për çdo familje shqiptare,” shkroi ai në rrjete sociale, duke shoqëruar mesazhin me një foto simbolike dhe një emoji zemre.
Ky gjest i Luizit është pritur shumë mirë nga publiku, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive. “Kjo është Shqipëria që duam,” shkruan një ndjekës. Një tjetër shton: “Luizi i bashkon të gjithë, prandaj s’e zë askush vendin në zemrat tona.”
Luizi, i njohur për shpirtin e tij të gëzueshëm dhe për bashkimin që solli në Big Brother, tregon se përtej ekranit, vazhdon të jetë një model bashkëjetese dhe respekti në një shoqëri multikulturore si e jona.
Video ⬇️⬇️⬇️