E ftuar në “Fan Club”, Loredana foli për herë të parë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4, duke ndarë emocionet dhe zhgënjimin e saj për ngjarjet e fundit. Ajo u distancua qartë nga veprimi i Jozit ndaj Gjestit, duke e cilësuar të papranueshëm.
“Nuk kam pasur asnjë komunikim me Jozin që kur dolëm. Doja të kalonim kohë bashkë pas përfundimit të eksperiencës, të flisnim për gjithçka ka ndodhur… por thjesht nuk ndodhi,” u shpreh ajo.
Loredana tregoi se pamjet që pa jashtë e kanë lënë të tronditur: “Ishte një pamje shumë e fortë, nuk është mirë të shihej nga askush. Distancohem plotësisht nga sjellja që ka pasur Jozi ndaj Gjestit. Më vjen keq që ndodhi, nuk e prisja.”
E pyetur për marrëdhënien me Jozin, ajo pranoi se ka marrë një vendim personal, por zgjodhi të mos e ndajë ende publikisht. “Nuk dua ta agravoj situatën. Kam reflektuar shumë dhe kjo më ka ndihmuar të marr vendimet e mia. Nuk pendohem për asgjë, gjithçka ndodh për një arsye,” përfundoi Loredana.